Veprimtari financiare pa licencë nga Banka e Shqipërisë, masa sigurie për 14 persona në Fier, 11 prej tyre në arrest shtëpie

Veprimtari financiare pa licencë nga Banka e Shqipërisë, masa sigurie për 14 persona në Fier, 11 prej tyre në arrest shtëpie

Prokuroria Fier FIER- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masa sigurie ndaj 14 personave, të dyshuar për ushtrimin e veprimtarisë së këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Prokuroria e Fierit kishte kërkuar masat në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, që lidhet me veprën penale 'Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare' të parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal. Nga vendimi i gjykatës 11 prej personave nën hetim janë lënë në 'arrest shtëpie' ndërsa për tre të tjerët janë caktuar masa të tjera sigurie. Sipas Prokurorisë, hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit. Gjatë veprimeve hetimore janë dokumentuar 14 raste që lidhen...