Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Forca Detare finalizoi me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës në Sarandë. Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses. Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës.