Vdekja tragjike e tre fëmijëve shqiptarë në Florida/ Flet daja e viktimave: Plasi një lodër në karikim…
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët mëngjesin e 26 gushtit. Viktimat janë dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç. Prindërit dhe dy fëmijë të tjerë të familjes, një foshnjë 2-muajshe dhe një 9-vjeçar, arritën të mbijetonin, por u dërguan në spital në gjendje kritike. Daja i fëmijëve, në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer momentet e dhimbshme pas marrjes së lajmit dhe pamundësinë për t’i parë nipërit prej vitesh për shkak të emigrimit. “Po pres të ikim në SHBA. Nipërit shkuan 11 vjeç, por na ka ndarë emigrimi dhe nuk i kam parë as kur kanë lindur,...
Burimi:
ntv.al