No Image Available

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin 4 ushtarakë

Një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën e Malatjas, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarakëve që ndodheshin në bord. Ngjarja është regjistruar në zonën Samanköy, në distriktin Yeşilyurt. Lajmi është konfirmuar nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila bëri të ditur se helikopteri është rrëzuar për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë dërguar ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipe të kërkim-shpëtimit. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve, katër ushtarakët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Në deklaratën zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i cilësoi ata si ushtarakë që humbën jetën në krye të detyrës, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët dhe Forcat e Armatosura turke. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe guvernatori i Malatjas, Seddar Yavuz, i cili ka inspektuar...