Trump kërcënon Meksikën, dyfishon tarifat nëse nuk ndalon emigrantët
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me dyfishimin e tarifave tregtare ndaj Meksikës, nëse qeveria e këtij vendi nuk ndalon një karvan me emigrantë që po lëviz drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara. Kërcënimi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Trump kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet meksikane. Karvani, i përbërë kryesisht nga emigrantë të Amerikës Qendrore, u nis të martën nga qyteti Tapachula, në jug të Meksikës, pranë kufirit me Guatemalën. Sipas raportimeve, rreth 1,500 persona janë përfshirë në këtë udhëtim drejt veriut, me synimin për të hyrë në territorin amerikan. Në reagimin e tij, Trump paralajmëroi se nëse Meksika nuk ndalon lëvizjen e emigrantëve, tarifat ndaj produkteve meksikane do të dyfishohen menjëherë. Presidenti amerikan deklaroi se nuk do të...
Burimi:
ntv.al