Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Një përshkallëzim i ri midis Izraelit dhe Turqisë, me qeverinë e Benjamin Netanyahut që nisi një sulm të ashpër ndaj Rexhep Tajip Erdogan, disa orë pasi autoritetet turke lëshuan një urdhër arresti për kryeministrin izraelit. Tensionet midis dy vendeve janë rritur ditët e fundit, pas sulmit ajror izraelit në Siri dhe shqetësimeve të Izraelit për një vendosje të mundshme të trupave turke në rajon. Në një deklaratë, zyra e Netanyahut akuzoi presidentin turk për përpjekje për të zgjeruar konfrontimin me Izraelin në Siri. “Erdogan tani po kërkon të zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë”, tha ajo. Në të njëjtën kohë, zyra e kryeministrit izraelit përsëriti akuzat e mëparshme kundër Erdoganit, duke e përshkruar atë si një “diktator...