Trump hedh poshtë raportimet mbi rezervat e shteruara të Pentagonit: SHBA ka sasi të mëdha municionesh –

Trump hedh poshtë raportimet mbi rezervat e shteruara të Pentagonit: SHBA ka sasi të mëdha municionesh –

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me raportimet nga media të ndryshme amerikane mbi rezervat e shteruara të Pentagonit. Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë sasi të mëdha. “SHBA-të kanë sasi të mëdha municioni, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës”, postoi Trump në Truth Social në orët e para të së enjtes. Ai nuk specifikoi se për cilat municione po fliste. “Kompanitë e mbrojtjes po ndërtojnë numrin më të madh të uzinave dhe fabrikave në historinë e vendit tonë”, shtoi ai. Të martën, mediat raportuan se ushtria amerikane kishte shteruar gati 80% të interceptorëve të saj për sistemin e saj kyç të mbrojtjes nga raketat THAAD dhe se komandantët e...