Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do të menaxhojë zinxhirin e furnizimit me barna, duke ngritur akuza për rrezikun e përqendrimit të kontrollit mbi tregun farmaceutik. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku kundërshton krijimin e kompanisë shtetërore, duke argumentuar se kjo strukturë do të ketë kompetenca të gjera, nga planifikimi i nevojave dhe blerja e barnave, te magazinimi, transporti, shpërndarja, administrimi i rezervës strategjike dhe menaxhimi i platformave kombëtare. Sipas saj, kompania do të ketë gjithashtu rol në përcaktimin e specifikimeve teknike, katalogut të furnizimeve shëndetësore dhe marrëveshjeve për hyrjen e barnave në sistem. “Projektligji nuk e quan formalisht monopol. Por kur një kompani kontrollon njëkohësisht nevojën, katalogun, specifikimin, blerjen,...
Burimi:
gijotina.com