“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e deportimit të Sokol Hoxhës nga SHBA drejt vendit tonë, i akuzuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë. Prej rreth 30 vitesh 51-vjeçari Hoxha ndodhej në arrati. Ndërsa në vitin 2000, Gjykata e Fierit e dënoi me 25 vite burg për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më 30 mars 1997, në Patos, së bashku me një tjetër person, vrau me armë zjarri dy vëllezër për motive të dobëta. Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen me dashje të një shtetaseje shqiptare në Bruksel, krim i ndodhur më 29 gusht 1997. Sipas autoriteteve, viktima ishte shfrytëzuar më parë për prostitucion nga i dënuari. Policia e Shtetit Deportohet në Shqipëri,...