Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se shpërndanin doza kokaine dhe kanabisi në zonat turistike të Livadhit dhe Llamanit. Sipas policisë, dy prej personave të arrestuar kishin marrë banesa me qira në Himarë, ku dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. “Kontrollet intensive gjatë sezonit turistik, goditen raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në zona bregdetare, që shisnin doza kokaine dhe cannabisi në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në zona të tjera të Himarës”, thuhet në njoftimin e Policisë. Gjatë fazës së parë të operacionit, të koduar “Area 01”, u arrestuan në flagrancë V. K., 17 vjeç, banues në Himarë, dhe D. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrollit...