Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz
Agjentët e komisariati nr. 5 në Kamëz vijojnë hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se 2 autorët, të maskuar, ndoqën të njëjtin itinerar për të kryer grabitjen. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar ndoqën edhe pas grabitjes. Në momentin që hynë brenda në argjendari grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë të rinj. Grupi hetimor ka dyshime se autorët e njohin mirë zonën, për shkak të itinerarit që kanë ndjekur. Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë...
Burimi:
javanews.al