Hungari, Parlamenti në Budapest fik dritat për të kursyer energji

Hungari, Parlamenti në Budapest fik dritat për të kursyer energji

Liqeni i tretë më i madh i Hungarisë rrezikon të thahet plotësisht nga thatësira dhe vala aktuale e të nxehtit. Edhe në anën tjetër të vendit ulja e nivelit të ujit mund të çojë në mbylljen e centralit më të rëndësishëm. Ndërkohë dritat dekorative të Parlamentit të Hungarisë dhe të disa ndërtesave të tjera publike në Budapest janë fikur për të ulur konsumin e energjisë elektrike gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin. Masa ka shkaktuar pakënaqësi te turistët, të cilët janë privuar nga pamja e ndriçuar e një prej monumenteve më ikonike të kryeqytetit hungarez. Vala e të nxehtit ka ndikuar edhe në nivelin e Danubit, i cili ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta për këtë periudhë të vitit.