Ngërçi për presidentin në Kosovë, Kurti kërkon kohë për marrëveshje
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se bisedimet me partitë opozitare për çështjen e presidentit janë pezulluar për shkak të zhvillimeve brenda LDK. Ai u shpreh se duhet dakordim sa më i gjerë për zgjedhjen e presidentit pasi nuk është e drejtë që Kuvendi të shkojë sërish drejt shpërndarjes dhe zgjedhjeve të parakohshme duke e cilësuar si një dëm ndaj vendit. Kurti kërkoi kohë shtesë për tu dhënë një shans bisedimeve politike për marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës. “Ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillmeve brenda LDK. Ne duam bisedime edhe me PDK dhe AAK. Na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues ashtu siç e kërkon kushtetuta për të cilën...
Burimi:
vizionplus.tv