Tragjedi në Mirditë/ Aksident fatal, motori del nga rruga, humb jetën 38-vjeçari-detaje
Një aksident me pasojë vdekjen e një 38-vjeçari nga Kosova është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradë, pranë fshatit Fan në Mirditë. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i motomjetit, shtetasi me inicialet L. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e plotë të ngjarjes. Policia vijon hetimet, ndërsa deri në këtë fazë dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi humbi kontrollin mbi motomjetin.
Burimi:
ntv.al