Francezët zgjerojnë epërsinë në Airbnb-të shqiptare, gjermanët të dytët

Francezët zgjerojnë epërsinë në Airbnb-të shqiptare, gjermanët të dytët

Francezët po forcojnë pozicionin si tregu kryesor i huaj për qiratë ditore në Shqipëri, ndërsa vizitorët nga Shtetet e Bashkuara po i afrohen Gjermanisë në renditjen e netëve të qëndrimit. Të dhënat e AirDNA për periudhën 12-mujore të mbyllur në qershor 2026 tregojnë se 17.7% e netëve në strukturat shqiptare të listuara në platformat e qirave afatshkurtra u rezervuan nga vizitorë francezë. Një vit më parë, pesha e tyre ishte 15%. Franca jo vetëm ruajti vendin e parë, por regjistroi edhe rritjen më të fortë mes tregjeve kryesore, me një zgjerim prej 2.7 pikësh përqindjeje brenda një viti. Gjermania mbeti tregu i dytë, por pesha e saj zbriti në 13.39%, nga 13.7% në periudhën e mëparshme. Menjëherë pas saj renditen Shtetet e Bashkuara, që siguruan...