Mbi 522 miliardë lekë jashtë bankave, Shqipëria përballë një niveli rekord të parasë “cash”! Flasin ekspertët
Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në mbi 522 miliardë lekë apo rreth 5.6 miliardë euro muajin e shkuar. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Në raport me korrikun e vitit të shkuar paraja “cash” e pakontrolluar u zgjerua me rreth 71 miliardë lekë. Zef Preçi, ekspert për ekonominë, u shpreh për ‘A2’: “Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë”. Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 2.1 trilionë lekë, paraja informale përbën 25 për qind të totalit. Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave,...
Burimi:
javanews.al