“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë
Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord në fushën e turizmit edhe për këtë vit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot (28 gusht) një postim në rrjetet sociale, përsa i përket fluksit të madh në Aeroportin e Rinasit. Në postimin e tij, ai shkruam se vetëm në muajin gusht janë shënuar mbi 1.7 milionë pasagjerë, ndërsa rekordi ishte më 17 gusht, ku shprehet se aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite. Postimi i Edi Ramës: “Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht. Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme. Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës...
Burimi:
javanews.al