Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra pacientë në Rripin e Gazës vazhdojnë të presin evakuimin mjekësor, ndërsa shumë prej tyre kanë nevojë urgjente për trajtim jashtë enklavës, tha të premten drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas Tedros, OBSH-ja javën e kaluar ndihmoi në evakuimin e 106 pacientëve, mes tyre 19 fëmijë, përmes pikave kufitare Rafah dhe Kerem Shalom. Pacientët u shoqëruan nga 132 persona. Që nga tetori 2023, gjithsej 13.237 pacientë, përfshirë 6.276 fëmijë, janë evakuuar nga Gaza, së bashku me 16.406 shoqërues, bëri të ditur kreu i OBSH-së. Tedros theksoi se evakuimet mjekësore mund t’u japin pacientëve që kanë nevojë për kujdes urgjent një mundësi për të mbijetuar, ndërsa kërkoi qasje të qëndrueshme dhe përdorimin e disa pikave kufitare për të garantuar...