Profesionistët shqiptarë drejt BE-së, projektligji i ri që synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë! Ja 7 profesionet më të rregullta
Profesionistët shqiptarë mund të kenë një rrugë më të qartë drejt ushtrimit të profesionit në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit ka hedhur për konsultim publik një projektligj të ri që synon përafrimin e sistemit shqiptar me rregullat evropiane për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe ushtrimin e profesioneve të rregulluara. Nisma lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe me detyrimet për përafrimin e legjislacionit vendas me “acquis communautaire”. Në fokus është krijimi i një sistemi të unifikuar, përmes të cilit kualifikimet profesionale të fituara në Shqipëri të mund të njihen në vendet e BE-së pas anëtarësimit, duke lehtësuar lëvizjen dhe punësimin e profesionistëve. Projektligji parashikon gjithashtu rregulla më të qarta për njohjen e kualifikimeve të profesionistëve nga vendet e BE-së,...
Burimi:
javanews.al