Ishte i pranishëm në konfliktin ku u përfshi djali i tij/ 69-vjeçari ndërron jetë nga arresti kardiak
Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin kur ishte i pranishëm gjatë një konflikti mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Shtetasi Baftjar Vrapi është dërguar në Qendrën Shëndetësore të qytetit, por ka mbërritur pa shenja jete. Sipas të dhënave paraprake të policisë, 69-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, por vetëm i pranishëm gjatë përplasjes së çastit mes djalit të tij dhe personit tjetër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak në rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 20:00,...
Burimi:
syri.net