Protesta kundër ‘Territoriales’! Banorët e Divjakës djegin kartat e anëtarësisë së PS: JO, bashkimit me Lushnjen

Protesta kundër ‘Territoriales’! Banorët e Divjakës djegin kartat e anëtarësisë së PS: JO, bashkimit me Lushnjen

PAMJE NGA NGJARJA DIVJAKË-Mbrëmjen e djeshme banorët e Divjakës u ngritën në protestë për të shtatën ditë radhazi, duke kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Banorët me pankarta në duar 'Mos prekni Divjakën', kanë përsëritur kërkesën e tyre që bashkia e Divjakës nuk duhet të bashkohet me Lushnjen.  Ata u kanë kërkuar deputetëve të zonës, nga të dyja krahët politikë, që të mbështesin kërkesën që Divjaka të mbetet bashki. Ndërkohë në shenjë revolte protestuesit kanë djegur kartat e anëtarësisë së PS, një veprim i bërë më herët edhe nga banorët e Poliçanit.      View this post on Instagram   Në ditën e parë të protestës, edhe kryebashkiaku Josif Gorrea iu bashkua tubimit, duke kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për Divjakën.  Protestat kundër reformës territoriale...