Tiranë/ U arrestuan pasi u kapën me 5 kg heroinë, gjykata lë në burg dy personat

Tiranë/ U arrestuan pasi u kapën me 5 kg heroinë, gjykata lë në burg dy personat

Dy persona, Mirand Herri dhe Luftim Hoxha, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar “Drejtimi”, ku u sekuestruan rreth 5 kilogramë lëndë narkotike. Operacioni u zhvillua nga strukturat e Antidrogës së Policisë së Tiranës, të cilat dyshohet se përdorën metoda speciale hetimi për dokumentimin e aktivitetit të dy personave. Sipas burimeve, Herri dhe Hoxha ishin mbajtur prej ditësh nën vëzhgim nga policia, përpara se të ndërhyhej për arrestimin e tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg dhe do të shitej në doza, vlera e saj do të arrinte në mbi 500 mijë euro. Sasia e sekuestruar konsiderohet ndër më...