VIDEO/ Tragjedia në Nepal! 472 të vdekur dhe mbi 1,400 të zhdukur, qindra persona janë në tunelin e hidrocentralit
Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë lënë mbi 1,400 persona të zhdukur. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve nepaleze, të paktën 469 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar edhe tre viktima në Tibet. Në total, bilanci paraprak i katastrofës ka arritur në 472 të vdekur, ndërsa numri i të zhdukurve ka kaluar 1,400. Në mes të situatës kaotike, ekipet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë në një operacion intensiv për të nxjerrë punëtorët e bllokuar në një tunel nëntokësor në kantierin e hidrocentralit Trishuli të Sipërm, në zonën e Rasuwa-s. Nepal Floods ℹ️: Army Rescues 883 People, Including 350 Trapped...
Burimi:
syri.net