Zbulohet një rafineri kokaine e fshehur mes bimësisë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Një operacion i gjerë i karabinierëve në qytetin e Latinës, në Itali, ka çuar në zbulimin e një rafinerie të sofistikuar të kokainës, e cila ishte fshehur mes bimësisë pranë një banese. Gjatë aksionit u arrestuan pesë persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, të dyshuar për prodhim, përpunim dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, të arrestuarit janë dy shtetas italianë, një holandez, një kolumbian dhe një shqiptar. Ata akuzohen, në role të ndryshme, për veprimtari të lidhura me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës. Gjatë kontrollit, karabinierët zbuluan një laborator të pajisur plotësisht për prerjen, rafinimin dhe paketimin e kokainës. Brenda tij u sekuestruan peshore precize, sita, furra me mikrovalë, pajisje për paketim me vakum dhe presa të posaçme për prodhimin e blloqeve...
Burimi:
ntv.al