Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja femicidi që ndodhi të hënën në Rodope, ku një burrë 53-vjeçar dyshohet se vrau me thikë gruan e tij 44-vjeçare. Bujar Meço qëlloi ndaj bashkëshortes së tij Esmasë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës duke konsumuar pesticide, pasi fillimisht u vetëlëndua në bark. 53-vjeçari i tregoi veprimet e tij policisë duke pretenduar se veproi në gjendje tensioni dhe se “u hutua”. Shqiptari po trajtohet ende spital për lëndimet e marra. Edhe pse ishte planifikuar të dilte para prokurorit këtë të enjte, mediat shkruajnë se transferimi i tij në gjykatë do të bëhet të premten. Autoritetet kanë marrë deklarata nga të dy fëmijët e familjes. Tragjedia ndodhi të mërkurën, më 26 gusht, në ditëlindjen e vajzës...
Burimi:
argjiroja.net