E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Tre fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një banesë dykatëshe në zonën Mandarin të Jacksonville, Florida. Sipas informacioneve të komunitetit shqiptar, familja është me origjinë nga Shqipëria. Zjarri ka rënë rreth orës 05:13 të mëngjesit të së mërkurës në Windergate Drive. Zjarrfikësit mbërritën rreth katër minuta më vonë dhe gjetën flakë të mëdha në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga banesa para mbërritjes së zjarrfikësve. Ata u dërguan në spital, ndërsa tre fëmijët e tjerë u gjetën pa shenja jete brenda banesës. Sipas komunitetit shqiptar, familja kishte pesë fëmijë. Fëmijët që humbën jetën raportohet se ishin dy binjakë 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar. Një bebe 2-muajshe dhe...
Burimi:
argjiroja.net