Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të enjteje Këshillin Kombëtar. Kryetari Sali Berisha tha se PS ka rënie të ndjeshme në sondazhe. “Kundërshtari ynë ka 29% rënie në sondazhe, pra është në vdekje politike. Edhe ndërkombëtarisht, Edi Rama ka vdekur politikisht. Është shkonfiguruar. U shpërbë. U shpërbë para syve të opinionit publik ndërkombëtar se shqiptarëve po e po. Çdo gazetar që hyri në zyrën e tij, doli i bindur se ky është i skaduar. Ky është i shpërfytyruar. Ai ka vdekur politikisht” – tha Berisha duke nënvizuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga opozita. “Të gjitha këto duhet të frymëzojnë çdo demokrat, por mbi të gjitha duhet t’i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen. Kush do...
Burimi:
argjiroja.net