Një turë drush, një jetë e humbur/ konflikti banal përfundon me një viktimë në Fier

Një turë drush, një jetë e humbur/ konflikti banal përfundon me një viktimë në Fier

Një konflikt mes dy fqinjëve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e së enjtes në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 69-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është identifikuar si Baftjar Vrapi. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00, në momentin kur djali i tij u përfshi në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush. Bazuar në të dhënat paraprake të policisë, 69-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Pasi është vënë në dijeni të konfliktit mes djalit të tij dhe fqinjit, ai ka tentuar të dalë jashtë me qëllim që të parandalonte përshkallëzimin e situatës. Në ato çaste është ndier keq, ka pësuar një...