Kryendrituri tërhiqet nga protesta: Mikrofoni komandohet nga uzurpatorët, protestuesit kërcënohen
Edviol Kulluri (Kryendrituri), ideatori i platformës së Kuvendit Kombëtar Qytetar, është tërhequr nga protesta. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se mikrofoni “komandohet nga njerëz që i shërbejnë sistemit të vjetër” dhe sipas tij, nuk lejohen të afrohen. Kulluri thotë se prej ditësh s’është më i pranishëm në protestë pasi kjo e fundit është në duart e “uzurpatorëve.” Sipas Kryendriturit, rikthimi do të shpërbënte protestën duke e kthyer sheshin në fushën e betejës dhe ky vendim i tij për të mos qenë i pranishëm, lidhet me mbarëvajtjen e protestës. Ai hedh akuza se protesta po shkatërrohet dhe “uzurpatorët” duhen përzënë, ose fati i saj do të jetë më i keq sesa ai i protestës së studentëve Më 18 korrik, i vetëshpalluri nismëtar i...
Burimi:
ntv.al