Sala me studentët e mjekësisë: IA, një aleat i ri në diagnostikë

Sala me studentët e mjekësisë: IA, një aleat i ri në diagnostikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe profesionistë të mjekësisë, ndau qasje bashkëkohore mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e diagnostikës, duke theksuar rëndësinë e përvetësimit të këtyre inovacioneve nga brezi i ri i profesionistëve të shëndetësisë. Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Sala solli një panoramë të evoluimit të diagnostikës ndër vite, duke ndarë me mjekët e rinj edhe eksperiencën e saj profesionale dhe akademike, të zhvilluar në strukturat më prestigjioze mjekësore si Kembrixh, Nju Jork, Itali, etj. në diasgnotikimin e sëmundjeve onkologjike.  Ajo inkurajoi studentët të përqafojnë inovacionin dhe të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve të reja në mjekësi, duke theksuar se profesionistët e rinj do të kenë një rol kyç në ndërtimin e një sistemi...