Ilaçi për artritin mund të ndihmojë pacientët me depresion të vështirë për t’u trajtuar

Ilaçi për artritin mund të ndihmojë pacientët me depresion të vështirë për t’u trajtuar

Një ilaç i përdorur për artritin reumatoid, mund të jetë një mundësi e re premtuese trajtimi për pacientët me depresion të vështirë për t’u trajtuar, sipas një studimi. Studiuesit hetuan për herë të parë nëse tocilizumab, një ilaç ekzistues anti-inflamator, mund të përmirësonte simptomat e depresionit tek njerëzit që nuk i janë përgjigjur trajtimeve standarde me antidepresivë. Në studimin morën pjesë 30 persona me depresion të moderuar deri të rëndë, dhe ky studim ofron prova të hershme se tocilizumab mund të zvogëlojë simptomat e depresionit, lodhjen, ankthin dhe të rrisë cilësinë e përgjithshme të jetës. Trajtimet aktuale me ilaçe për depresionin, bazohen vetëm në shënjestrimin e kimikateve në tru, të tilla si serotonina, norepinefrina dhe dopamina. Rreth një në tre persona me depresion nuk përmirësohen...