“Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe”,u ndalua nga Izraeli në flotiljen “Sumud”, ministri i Jashtëm jep lajmin

“Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe”,u ndalua nga Izraeli në flotiljen “Sumud”, ministri i Jashtëm jep lajmin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” dhe që ishte ndaluar nga Izraeli është tashmë rrugës për në Shqipëri.Përmes një postimi në platformën X, Hoxha bëri të ditur se institucionet shqiptare kanë ndjekur çështjen që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me autoritetet izraelite.Sipas ministrit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera shqiptare, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për garantimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.“Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi,...