Shkrirja e Fushë Arrëzit dhe bashkimi me Pukën, ish- kryebashkiaku socialist kundër projektit të qeverisë

Shkrirja e Fushë Arrëzit dhe bashkimi me Pukën, ish- kryebashkiaku socialist kundër projektit të qeverisë

Sot po diskutojmë një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e çdo banori të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Bëhet fjalë për propozimin për bashkimin e dy bashkive tona në një njësi të vetme administrative, një propozim i paraqitur në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.Në pamje të parë, kjo nismë paraqitet si një përpjekje për të rritur efikasitetin e administratës dhe për të ulur kostot. Por pyetja që duhet të bëjmë është: A do të përmirësojë ajo jetën e qytetarëve apo do t’i largojë edhe më shumë shërbimet nga njerëzit?Puka dhe Fushë-Arrëzi janë dy bashki që përballen prej vitesh me sfida të ngjashme: vështirësi ekonomike, migracion dhe emigracion, tkurrje të popullsisë dhe zhvendosje të institucioneve drejt qëndrave të qarkut. Bashkimi i dy bashkive me probleme të njëjta...