Harta e re e PS “shkrin” 15 bashki, Braçe: Duhet të dëgjojmë njerëzit tani, jo vetëm drejtuesit!
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestave kundër Reformës Territoriale, duke kërkuar që në proces të dëgjohen qytetarët e zonave që preken nga ndryshimet dhe jo vetëm drejtuesit vendorë të bashkive që preken nga ndryshimet. Përmes një video-mesazhi në rrjetet e tij sociale, Braçe shprehet se reforma duhet të jetë një proces ku merret parasysh mendimi i banorëve, duke shtuar se këtyre të fundit, duhet t’u jepet informacion mbi arsyet e ndryshimeve dhe pasojat që do të kenë për komunitetet e tyre. Braçe përmendi tre bashki me të cilat, sipas tij, ka një lidhje të veçantë personale dhe politike Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, të cilat sipas draftit të ri do të shkrihen dhe do të bëhen pjesë e bashkive të tjera. Sipas Braçes, reforma duhet të...
Burimi:
zeri.ai