“UNESCO aktakuzë ndaj politikës së betonizimit”, Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar diskutimin e Stephan Doempke drejtuesi i World Heritage Watch, gjatë sesionit të 48-të të UNESCO-s, duke deklaruar se organizata ndërkombëtare “rrëzoi propagandën e qeverisë” për gjendjen e Liqenit të Ohrit. Zhupa theksoi se kërkesa për përfshirjen e liqenit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik konfirmon denoncimet e vazhdueshme për dëmtimin e vlerave të tij universale nga betonizimi dhe projektet e zhvillimit. Ajo akuzoi qeverinë se po e trajton trashëgiminë kulturore dhe natyrore si interes ndërtimi e biznesi, duke përmendur Ligjin 21/2024, projektin Drilon–Tushemisht, ndërtimin pesëkatësh në Tushemisht dhe projektin e marinës në Pogradec si shembuj të politikave që, sipas saj, rrezikojnë një pasuri që i përket...
Burimi:
sot.com.al