Koncerti i Kanye West në Kashar, pamje nga punimet për ndërtimin e stadiumit provizor

Koncerti i Kanye West në Kashar, pamje nga punimet për ndërtimin e stadiumit provizor

Më 11 korrik, Tirana do të mirëpresë një nga artistët më të njohur dhe më me influencë në botën artistike, reperin Kanye West. E në Kashar, ka nisur tashmë puna për sheshin ku do të instalohet një stadium provizor për këtë shfaqje, e cila pritet të sjellë një “bum vizitorësh” në kryeqytet. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe i Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga këto punime dhe shkruan: ”Ka nisur puna në Kashar për sheshin ku do të instalohet stadiumi provizor për super spektaklin e Kanye West në Shqipëri, një produksion i përmasave dhe standardeve globale që pritet ta ngrejë Shqipërinë në tjetër nivel reputacioni ndërkombëtar. Një mega event i këtyre dimensioneve përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm artistik e kulturor, por edhe...