“Kantata e Kafesë” solli humorin dhe muzikën e Bach-ut në parkun e Liqenit Artificial
Parku i Liqenit Artificial në Tiranë u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një skenë të muzikës klasike, ku publiku ndoqi koncertin “Kantata e Kafesë”, interpretimin në gjuhën shqipe të veprës satirike të kompozitorit të mirënjohur Johann Sebastian Bach. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Bah… Cafè!”, me mbështetjen e bashkisë Tiranë, duke ofruar një mbrëmje ku muzika klasike u ndërthur me interpretimin skenik, në një atmosferë të veçantë pranë natyrës. Interpretimi i kësaj vepre të Bach-ut u mirëprit nga publiku, i cili pati mundësinë të përjetojë një format artistik që ndërthur humorin, teatrin dhe muzikën baroke. Në realizimin e koncertit kontribuoi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila bëri të mundur zhvillimin e tij në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial. “Kantata e Kafesë”,...
Burimi:
kultplus.com