ASHAK dhe “Vatra” dakordohen për projekte të përbashkëta shkencore e kulturore

ASHAK dhe “Vatra” dakordohen për projekte të përbashkëta shkencore e kulturore

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Dr. Elmi Berisha. Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë dhe projektet e ASHAK-ut, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit shkencor dhe kulturor ndërmjet dy institucioneve. Kryetari i “Vatrës”, Dr. Elmi Berisha, e njoftoi kryetaren Shiroka Pula me aktivitetet e federatës dhe kontributin e saj në shërbim të interesave kombëtare, si dhe me bashkëpunimin e saj me institucionet politike dhe shtetërore amerikane. Palët u pajtuan që të nisin projekte konkrete të përbashkëta, të cilat do të jenë në interes të Republikës së Kosovës dhe çështjes kombëtare. Takimi u vlerësua si një hap drejt thellimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve akademike dhe...