Profesion unik në AQSHF, kimistja që ruan filmat në 35 mm
Pas çdo filmi të ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit fshihet edhe puna e një profesioni sa i veçantë, aq edhe i rrallë në Shqipëri. Prej dy dekadash, Hermelinda Troqe, inxhiniere kimiste dhe specialiste e shiritit 35 mm, kujdeset për ruajtjen e fondit filmik kombëtar, duke ndërthurur njohuritë shkencore me misionin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ky profesion është një shembull i rrallë i ndërthurjes së shkencës me kulturën, ku kimia nuk shërben vetëm laboratorit, por edhe ruajtjes së kujtesës filmike të Shqipërisë për brezat që do të vijnë. Puna e saj zhvillohet mbi shiritat analogë 35 mm, materiale me një strukturë komplekse kimike të përbërë nga polimere, bazë acetati ose poliestri, si dhe emulsione argjendi e pigmentesh. Për të garantuar jetëgjatësinë e tyre,...
Burimi:
kultplus.com