Drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, Policia kërkon 279 mijë pajisje për të kapur abuzuesit
Policia Rrugore përgatitet për kontrolle më të shpeshta ndaj drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, duke kërkuar 279 mijë gojëza për alkool-testuesit. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën e tenderit për blerjen e aksesorëve për aparatet alkool-testues të Policisë Rrugore, për vitet 2026, 2027 dhe 2028. Kjo procedurë tregon se kontrollet për alkoolin në timon pritet të mbeten një nga prioritetet e Policisë Rrugore në 3 vitet e ardhshme. Fondi limit i procedurës është 26.9 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 280 mijë euro, sipas kursit të këmbimit të përdorur në dokumentet e tenderit. Blerja do të bëhet për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në total, Policia kërkon 279,039 gojëza plastike një përdorimshe për aparatet alkool-testues Drager 7510....
Burimi:
javanews.al