Shkodër/ Goditen dy raste të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, 4 persona përfundojnë nën hetim pas operacionit “Sezoni”

Shkodër/ Goditen dy raste të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, 4 persona përfundojnë nën hetim pas operacionit “Sezoni”

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sezoni”. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza. 1. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Sezoni”. Nga hetimet ka rezultuar se një grup shtetasish, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një...