Imuniteti si armë kundër infeksioneve

Imuniteti si armë kundër infeksioneve

Shkencëtarët kanë zhvilluar një qasje të re premtuese për luftimin e infeksioneve të rrezikshme rezistente ndaj barnave, duke synuar forcimin e qelizave imunitare të trupit në vend të përdorimit të antibiotikëve të rinj. Rezistenca antimikrobike, e njohur si AMR, ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj trajtimeve me barna. Kjo është kthyer në një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik. Vetëm në Britani, sipas organizatës AMR Action UK, rezistenca antimikrobike kontribuon në rreth 35 mijë vdekje në vit. Infeksionet e zakonshme që po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj medikamenteve përfshijnë infeksionet urinare, pneumoninë, E.coli, MRSA dhe C.difficile. Problemi është thelluar edhe më shumë nga fakti se në dekadat e fundit janë zhvilluar shumë pak antibiotikë të rinj. Në këtë...