Qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale: 100 euro para zgjedhjeve

Qeveria e Albin Kurtit shpall paketën e re sociale: 100 euro para zgjedhjeve

albin kurti-kosove KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për gratë lehona, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi, tashmë i shpërndarë, për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”. Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë. Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit. “Jemi të vetëdijshëm...