Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën

Rama i përgjigjet Vuçiçit për lumin Ibër: Serbia e humbi Kosovën

Deklaratat nga Beogradi për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër kanë sjellë reagimin e Bashkimit Evropian, i cili ka paralajmëruar se retorika të tilla nuk ndihmojnë procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, deklaroi më 11 gusht se çështjet e hapura mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zgjidhen përmes dialogut. Sipas saj, përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është një parakusht për avancimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Reagimi i Brukselit erdhi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili më 9 gusht tha se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Vuçiç e lidhi këtë ide me çështjen e shtëpive dhe vilave të serbëve...