Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat me BE-në do të dominojnë sezonin e ri 

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat me BE-në do të dominojnë sezonin e ri 

Parlamenti do të zhvillojë mbledhjen e parë të sesionit të ri në datën 8 shtator. Kushtetuta parashikon se Kuvendi duhet të mblidhet të hënën e parë të shtatorit por meqënëse data 7 është pushim për shkak të festës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, burime nga mazhoranca sqarojnë se séanca plenare do të zhvillohet në 8 shtator. Punimet e parlamentit deri në muajin dhjetor do të dominohen nga dy ngjarje; e para zgjedhjet lokale dhe e dyta procesi I negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në raport me zgjedhjet lokale parlamenti do të miratojë ndarjen e re territoriale të vendit me 46 bashki nga 61 që Shqipëria ka aktualisht. Për shkak se ligji për vetëqeverisjen vendore detyron që harta e re ti nënshtrohet konsultimeve...