FBI i rikthen Egjiptit 48 artefakte kulturore të trafikuara ilegalisht
FBI-ja i ka dorëzuar qeverisë së Egjiptit 48 artefakte kulturore, të cilat dyshohet se ishin trafikuar ilegalisht dhe kishin përfunduar në Shtetet e Bashkuara. Ceremonia e kthimit u zhvillua të premten e kaluar në Los Angeles, ku autoritetet amerikane ia dorëzuan artefaktet përfaqësuesve të qeverisë egjiptiane. Mes objekteve të rikthyera janë figura të gdhendura, amuleta dhe pajisje funerare, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme të historisë së Egjiptit. Artefaktet datojnë nga periudha faraonike, romake dhe kopte, duke mbuluar një hark kohor nga 3100 para erës sonë deri në shekullin IX të erës sonë, përcjell KultPlus. Ambasadori egjiptian Hossam Eldeen Aly e cilësoi kthimin e tyre si një moment të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Hetimi nisi pasi pronari i objekteve kontaktoi...
Burimi:
kultplus.com