Kurti kujton Prof. Eqrem Kryeziun: “E kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta”

Kurti kujton Prof. Eqrem Kryeziun: “E kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Prof. Eqrem Kryeziut, i cili vdiq sot në moshën 78-vjeçare. Kurti ka ndarë kujtime nga takimi i fundit me Kryeziun, i cili, sipas tij, kishte ndodhur në shtëpinë e profesorit në Prizren, në fund të dhjetorit të vitit 2025. Ai ka treguar se gjatë takimit kishin biseduar për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës. Sipas Kurtit, pavarësisht vështirësive shëndetësore, Kryeziu ruante vullnetin dhe kthjelltësinë mendore, ndërsa në bisedat me të binte në sy mënyra e veçantë e të menduarit dhe e të shprehurit. “Si ngahera, e kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta; një lloj mendimi të thellë dhe të qartë njëkohësisht e kishte për standard bisede”, ka shkruar...