“Shame and Money” nga Visar Morina do të mbyllë edicionin e 18-të të PriFest

“Shame and Money” nga Visar Morina do të mbyllë edicionin e 18-të të PriFest

Filmi “Shame and Money”, me regji të regjisorit kosovar Visar Morina, do të jetë filmi mbyllës i edicionit të 18-të të PriFest – Prishtina International Film Festival, më 13 shtator 2026. Organizatorët e festivalit e kanë cilësuar filmin si një zgjedhje të fuqishme për përmbylljen e këtij edicioni, i cili sjell një histori rrëqethëse dhe thellësisht njerëzore mbi dinjitetin, pushtetin, familjen dhe pasojat e një bote ku paratë shndërrohen në masën e gjithçkaje. “Shame and Money” vjen në Prishtinë pas një suksesi të rëndësishëm ndërkombëtar. Filmi është fitues i Çmimit të Madh të Jurisë për World Cinema në Sundance Film Festival 2026, një vlerësim që i ka hapur rrugën edhe garës për Çmimet Oscar, në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar, përcjell KultPlus. Kështu, filmi i Morinës...