“Why Kamza”: Alban Muja sjell një portret të Kamzës përmes gjurmëve të jetës së përditshme
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është prezantuar vepra “Why Kamza” (2021) e artistit Alban Muja, një instalacion video me dy kanale që vështron Kamzën përmes peizazhit të saj urban, shenjave të përditshmërisë dhe historive që fshihen pas tyre. Vepra i referohet Bashkisë së Kamzës në Shqipëri, një hapësirë urbane që u formësua kryesisht gjatë viteve ’90, në një periudhë të zhvillimit të shpejtë dhe shpesh të pakontrolluar urban. Përmes kamerës, Muja ndjek rrugët dhe hapësirat e Kamzës, duke ndërtuar një lloj inventari vizual të jetës së përditshme. Në pamje shfaqet një qytet i mbushur me reklama, tabela dhe shenja që dominojnë hapësirën publike. Por pas kësaj sipërfaqeje të ngarkuar fshihen tensione dhe histori sociale e politike, të cilat artisti i vendos në qendër të vëmendjes....
Burimi:
kultplus.com