Dosja “Sheholli”: “Top sekret 2”, plani që Kosova të perceptohej shtet radikal

Dosja “Sheholli”: “Top sekret 2”, plani që Kosova të perceptohej shtet radikal

Një dokument me mbishkrimin “Top sekret 2”, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e përshkruan si material me përmbajtje të karakterit konfidencial, është gjetur gjatë analizimit të telefonit celular të sekuestruar nga Fatmir Sheholli. Sipas aktakuzës, dokumenti është evidentuar gjatë analizimit të telefonit Apple iPhone të Shehollit dhe mijëra fotografive e imazheve të ruajtura në pajisje. Prokuroria e ka përfshirë atë në materialin provues për akuzën për spiunazh. Në dokument, sipas analizës së paraqitur në aktakuzë, përshkruhet një plan që synon zgjerimin e ndikimit të radikalizimit fetar në Kosovë dhe rajon, përfshirjen e personave me ndikim në fusha të ndryshme dhe krijimin e një perceptimi negativ për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Sipas aktakuzës, nga përmbajtja e dokumentit rezulton një plan veprimi që, sipas Prokurorisë, synon...